Zyrtarizohet koalicioni midis ASH-UDSH-LDSH

Sot në Kuvendin e Komunës së Tuzit, Alternativa Shqiptare, Lidhja Demokratike Shqiptare dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve, nënshkruan koalicion parazgjedhor.

Koalicioni u nënshkrua nga lideri i ASH-së, Nik Gjeloshaj, lideri i LDSH-së, Nikollë Camaj dhe lideri i UDSH-së-Dega e Malësisë, Fadil Kajoshaj.

MEMORANDUM BASHKËPUNIMI MIDIS

Alternativës Shqiptare, Lidhjes Demokratike Shqiptare dhe Unionit Demokratik të Shqiptarëve

Të bindur se spektri politik shqiptar në Malësi ka nevojëpër një bashkëpunim dhe bashkëveprim unik, me qëllim të një prezantimi sa më të denjë të interesave kombëtare në skenën politike, duke pasur para sysh momenti historik, që subjektet nacionale shqiptare të dalin në një listë të përbashkët, për të maksimizuar “votën shqiptare”, duke synuar përmirësimin e bashkëpunimit mes partive shqiptare, që së bashku të punohet në përmirësimin e situatës së shqiptarëve në Komunën e Tuzit, Nënshkruasite këtij Memorandumi, u dakorduan qe të formojnë Forumin Shqiptar.

Mbas përpjekjeve të shumta për të arritur deri te kjo, ku Partitë shqiptare jo gjithmonë kanë patur të njëjtin mendim për shumë çështje, sot, më shumë se kurrë, u gjetë gjuhë e përbashkët, që lënë shpresë se do të lartësojëdhe kthejë besimin e qytetarëve te partitë politike shqiptare.

Besojmë se, Koalicioni mes partive shqiptare në Malësi, me slloganin “MALËSIA NA BASHKON”është zgjidhja më e mirë, si për qytetarët ashtu edhe për diasporën tonë, dhe se do të rezultojë me fitorën e madhe të Koalicionit tonë që bashkon shqiptarët
ASH, LDSH dhe UDSH, në zgjedhjet lokaletë 3 marsit.

Me këtë Memorandum bashkëpunimi definohen çështjet kryesore për të lidhur me ushtrimin epushtetit në Komunën e Tuzit.

Fotografia e Alternativa Shqiptare

Fotografia e Alternativa Shqiptare

Fotografia e Alternativa Shqiptare

Fotografia e Alternativa Shqiptare

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!