Gjeloshaj: Do të investojmë në çdo zonë të Malësisë

Kryetari i komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj, në një intervistë për TV Boin deklaroi që investimet në komunën e Tuzit nuk do të mungojnë dhe ato janë të parapara në buxhetin për vitin 2020.

Ai gjithashtu theksoi se komuna e Tuzit ka bërë analizë të detajuar dhe investimet do të jenë në çdo zonë të Malësisë, duke mos anashkaluar asnjë pjesë.

Ai gjthashtu potencoi edhe investimet në zonën malore në mënyrë të lehtesimit të jetës të atyre që jetojnë në ato zona.

Gjeloshaj, u fokusua edhe tek aplikacioni i sapo hapur “Donate” i cili do të përdoret enkas në përmiresimin e infrastrukturls në Malësi. Projektet primare janë asfaltimi i akseve rrugore në zonat malore dhe ato fushore të cilat jane mjaft të frekuentuera, pastaj rrethrrotullimi në qënder të Tuzit, bulevardi Tuz-Podgoricë në bashkepunim me kryeqytetin e shumë projekte të tjera në të mirë të banorëve për çgje edhe jemi duke punuar, u shprehë Gjeloshaj. /Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!