Gjeloshaj: QKI ”Malësia” do të financohet nga Kryeqyteti deri në momentin që Komuna e Tuzit të marrë pronësin

Kryetari i Komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj, për TV Boin deklaroi se komuna nuk kishte të drejtë juridike të përfshijë QKI ”Malësia” në buxhetin e vitit 2020 sepse nuk janë themelues të këti institucioni.

Gjeloshaj tha se tërë kohën kan treguar gadishmëri që ti marrin të gjitha institucionet në menaxhim, por jo veç e veç por të gjitha në paketë. Pretendimi i Podgoricës ishte që komuna e Tuzit ti marrë vetëm ato institucione që kanë shpenzime, ndërsa ato të cilat kanë të ardhura, pêr qëdhim kishin vazhdimin e thithjes së të ardhurave dhe një gjë të tillë ne nuk e kemi prënuar.

Sa i përket QKI ”Malësia” siç kam thën tërë kohën, financimin e tij do ta bëjë Kryeqyteti deri në momentin që ne të marrim pronësin e këti istitucionit dhe në këtë mënyrê u dëshmua që ne tërë kohën ishim në të drejtë, edhe pse me fushata u munduan të paraqesin se ne po ndikojmë që QKI ”Malësia” të mbyllet, tha Gjeloshaj. /Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!