Për shkak të konavirusit, 212 kinezë aktualisht janë nën mbikëqyrje në Mal të Zi

Pesë punëtorë të cilët para pak kohe u kthyen nga Kina ndodhen nën mbikëqyrje mjekësore dhe nuk kanë simptome të koronavirusit, bëri të ditur kompania kineze CRBC, e cila ndërton një pjesë të autostradës në Mal të Zi.

Nga kompania theksojnë se gjendje e tyre shëndetësore po kontrollohet në çdo 12 orë.

Për shkak të konavirusit, 212 persona aktualisht janë nën mbikëqyrje në Mal të Zi.

Ministri i Shëndetësisë Kenan Hrapoviq tha pas seancës së kabinetit qeveritar se numri ndryshon sepse një numër i madh udhëtarësh, gjegjësisht turistë, të cilët deklaruan se ishin në Kinë, shpejt largohen nga territori i Malit të Zi për dy deri në tre ditë./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!