Hapet ekspozita ”Tirana 100 vjet Kryeqytet” në Tuz

Në ambientet e QKI “Malësia” në Tuz, u hap mbrëm ekspozita fotografike, “Tirana 100 vjet Kryeqytet”.

Përmes fotografive të ekspozuara jepen pamjet ndër vitet të transformimit të kryeqytetit shqiptar.

Imazhi mund të përmbajë: 1 person, on stage dhe duke qëndruar

Në ceremoninë e hapjen së ekspozitës të pranishëm ishin Kryetari i komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj, nënkryetari i komunës Haris Ramoviq, Kryeparlamentari Fadil Kajoshaj, kryetari i Fondacionit “Alsar”, Mehdi Gurra, ambasadori i Shqipërisë në Mal të Zi, Ridi Kurtezi, kryetari i KKSH-së, Faik Nika, kryeparlamentari i Ulqinit, Ilir Çapuni, përfaqësues të Kishës Katolike dhe Bashkesisë Islame ne Mal te Zi, si dhe një numër i konsiderueshëm i qytetarëve.

Ekspozita do qëndrojë e hapur me 30 dhe 31 janar.

Ekspozita fillimishtë është hapur në Tiranë në shenjë të 100 vjetorit të Tiranës si kryeqyteti i Republikës së Shqipërisë dhe pastaj udhëtojë në Prishtinë, Ulqin, Tuz dhe do të vazhdojë në Tetovë, Shkup dhe qytetet tjera shqiptare.

No photo description available.
Imazhi mund të përmbajë: 2 njerëz, E brendshme
Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!