Deçiq barazoi me ekipin e Premierligës ruse

Deçiqi sot ka luajtur ndeshjen e dytë kontrolluese në përgatitjet në Antalia.

Pas humbjes nga gjermanet e Koblenz, skuadra nga Tuzi ka luajtur barazim me anëtarin e Premierligës ruse, Nizhny Novgorod.

Rezultati ishte 1-1 dhe të dy golat u shënuan në pjesën e parë të ndeshjes.

Skuadra ruse kaloi në epërsi në minutën e 25-të me Sulejmanov ndërsa Vulaj barazoi në minutën e 31-të./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!