Lukshiq, në mbledhjen ministrore në Durrës

Ministri i punëve të jashtme dhe integrimeve evropiane Igor Llukshiq merr pjesë në mbledhjen dy ditëshe të ministrave të punëve të jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor, i cila mbahet në Durrës .

Përveç 6 ministrave të punëve të jashtme të vendeve t rajonit  në këtë mbledhje e cila mbahet sot dhe nesër  do të marrin pjesë edhe komisari evropianë për politikën fqinjësore dhe bisedimet për bashkëngjitje Johanez Han . Po ashtu  siç është kumtuar nga ministria e punëve të jashtme në punën e kësaj mbledhje merr pjesë edhe sekretari i përgjithshëm  i Këshillit për bashkëpunimin rajonal Goran Svillanoviq, ministri  i punëve të jashtme të Republikës së Çekisë, Lubomir Zaoralek, në funksionin e kryesuesit të Vishegradit si dhe sekretari shtetëror i punëve evropiane të Francës Arlem  Dezir.

Programi i ministerialit është si vijon:

  • më  30 mars, ora 17:20, në Hotel “Palace”, Durrës, do të nisin punimet e takimit të ministrave të jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, me praninë e komisionerit Hahn
  • më 31 mars, ora 08:30, në Muzeun Arkeologjik në Durrës, do të zhvillohet sesioni i punës i takimit
  • në orën 12:00, ministri i jashtëm Ditmir Bushati së bashku me komisionerin Hahn do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp, në mjediset e Muzeut Arkeologjik në Durrës
  • në orën 16:00, ministri i jashtëm Ditmir Bushati do të presë në selinë e Ministrisë së Punëve të Jashtme ministrin e jashtëm çek Lubomir Zaoralek, ku pas takimit do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp.
Shperndaje