Gjuha malazeze, serbe, kroate, boshnjake janë një gjuhë

Pas një seri të konferencave rajonale të mbajtura në Podgoricë, Split, Beograd dhe Sarajevë, mbi dy mijë persona kanë nënshkruar një deklaratë mbi gjuhën e përbashkët.

Në mesin e atyre që nënshkruan deklaratën janë: Rade Sherbexhija,Ballsha Brkoviq, Boris Dexhuloviq, Igor Shtiks, Mirjana Karanoviq, Marko Tomash, Nenad Veliçkoviq, Teofil Pançiq, Rajko Grliq, Filip David, Borka Paviqeviq, Jasmila Zhbaniq, Dragan Markovina, Boris Buden, Viktor Ivançiq, Bilana Srbllanoviq, Ranko Bugarski, Snjezhana Kordiq…

Në Deklaratë kësaj gjuhe nuk i jepet një emër, por thuhet se kjo është gjuhë e përbashkët për qytetarët e Bosnje e Hercegovinës, Serbisë, Malit të Zi e Kroacisë. Theksohet se bëhet fjalë për gjuhë standarde të përbashkët të tipit policentrik, përkatësisht për gjuhën që e përdorin shumë popuj në disa shtete me variante përkatëse, ashtu sikurse edhe gjermanishtja, anglishtja, arabishtja, frëngjishtja, spanjishtja dhe gjuhë të tjera.

“… Që të katër variantet standarde ekzistuese aktuale janë të barabarta dhe nuk mundet që njëra prej tyre të konsiderohet gjuhë e tjetra variant i asaj gjuhe. Prandaj, ne nënshkruesit e Deklaratës thërrasim që të mënjanohen që të gjitha format e segregacionit gjuhësor dhe të diskriminimit gjuhësor në arsim dhe institucionet publike”, thuhet ndër të tjera në dokumentin e rreth 200 personave të jetës publike e rajonale, që e kanë nënshkruar Deklaratën.

Po ashtu thuhet se nuk duhet të ngatërrohen gjërat, “një është shteti e tjetër gjuha”.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!