Kuvendi i Komunës formoi trupat punues

Në seancen e djeshme të Kuvendit të Komunës së Tuzit, u formuan shtatë klube të këshilltare si dhe emërimi i kryetarit dhe anëtarëve të trupave punues të Kuvendit të komunës së Tuzit.

Kryetarë i Klubit të këshilltarëve të DPS u emërua Halil Dukoviq, Alternativës Shqiptare Nik Gjeloshaj, LDSH Ivan Ivanaj, UDSH Enis Gjokaj, Partia Boshnjake Hidajet Kallaç, Social Demokratet Semir Axhoviq dhe nga Demokratët Shtjefën Camaj.

Komisioni për përzgjedhjen dhe emërime do të kryesohet nga Halil Dukoviq (DPS), për antarë u zgjodhen Mirsada Suleviq (DPS), Ajlla Turuskoviq (DPS), Lindon Gjelaj (ASH) dhe Vasel Berishaj (LDSH).

Pas një pauze prej 40 minutash, Komisioni për përzgjedhje dhe emërime i propozoi kryetarët edhe për gjashtë trupat e tjerë punues. Demokratët janë partia e vetme që nuk prënuan të kenë përfaqësues në trupat punues.

Këshilltari i ASH-së Lindon Gjelaj u zgjodh kryetar i Këshillit për planifikimin dhe rregullimin e hapësirës, ​​aktivitetin komunal dhe rezidencial, transport dhe mbrojtjen e mjedisit, antarët e këti këshilli do jenë Prël Ujkaj, Vasel Berishaj, Enis Lulanoviq (DPS), Elvis Krkanoviq, Sanda Zejniloviq dhe Semir Axhoviq.

Kryetari i Këshillin për dhënien e propozimeve për emëimin e vendbanimeve, rrugëve dhe shesheve është Naser Krkanoviq (DPS), kurse anëtarët Ajlla Turuskoviq, Nexhmija Paleviq, Nik Gjeljoshaj, Ivan Ivanaj, Emin Axhoviq, Rexhep Çunmulaj dhe Nikollë Camaj.

Nikollë Gegaj (DPS) u zgjodh kryetar i Këshillit për Financa, Ekonomi dhe Zhvillim, anëtarët e këti këshilli janë Esmin Beqoviq, Enis Gjokaj, Senad Zejniloviq, Albina Dreshaj, Leonora Gjeloshaj dhe Agron Dushaj.

Këshilltarja e DPS Mirsada Suleviq u zgjodh kryetare e Këshillit për statutin dhe rregulloret, për anëtarë u emëruan Nermin Alibashiq, Mirza Pepiq, Leonora Gjeloshaj dhe Prela Ujkaj.

Nexhad Dresheviq (Partia Boshnjake), u emërua kryetar i Këshillit për Çështje Sociale, bashkëpunim ndërkomunal dhe ndërkombëtar, dhe për anëtarë Fadil Kajoshaj, Mirza Pepiq, Elvir Kajosheviq, Ivan Ivanaj, Lindita Gjonaj dhe Nik Gjeloshjaj, ndërsa kryetar i Këshillit për Çështje të Personave me Aftësi të Kufizuara dhe për parandalimin e varësisë nga droga u zgjidh Valentina Jalzhetiq dhe për anëtarë Anton Ivanoviq, Elvir Kajosheviq, Lindita Gjonaj, Albina Dreshaj, Ersan Bashoviq, Omer Beqoviq, Pal Dreshaj dhe Ruzhdi Lluka./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!