Mehmet Zenka rizgjedhet Kryetar i UDSH-së

Sot ne Ulqin u mbajt Kuvendi i VII-te zgjedhore i Unionit Demokratik te Shqiptareve ne te cilin u zgjodhen anetaret e rinj te Keshillit qendrore si dhe kryetari i partise.

Mehmed Zenka eshte rizgjedhur si kryetar, dhe ne mandatin e radhes do te qendroje ne krye te ketij subjekti politik shqiptare.

Kryetari Zenka ne interviste per TV Teuta, menjehere pas rizgjedhjes, theksoi se ai dhe subjekti i tij do te vazhdojne te kontribuojne ne permiresimit te pozites se shqiptareve ne Mal te Zi. “Mesiguri qe edhe kete mandat perkushtimi do te jete ne plotesimin e pikave programore te cilat kane rrjedh nga ky kuvend dhe uroj qe perberja e re e Keshillit qendrore te UDSH-se te jete ne vazhdimesine e punes se deritashme”, deklaroi Zenka.  Ai poashtu tha se duke pasur parasysh shtrirjen e tyre ne viset ku jetojne shqiptaret ne Mal te Zi, ata kesaj radhe e kane zgjeruar edhe me teper Keshillin qendrore dhe kane inkuadruar shume te rinj.

/TvTeuta/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!