Mali i Zi i kërkon ndihmë NATO-s për luftimin e virusit korona

Qeveria e Malit të Zi i ka kërkuar ndihmë mjekësore NATO-s, përkatësisht Qendrës për Koordinimin e Përgjigjeve ndaj Fatkeqësive.

Në lutjen dërguar NATO-s thuhet se Mali i Zi kërkon 320 respiratorë dhe mbi 5.6 milionë maska kirurgjikale.

Sipas mundësive, Mali i Zi kërkon edhe rreth një milion maska të posaçme me filtra dhe rreth 6.5 milionë dorëza.

Qendra për Koordinimin e Përgjigjeve ndaj Fatkeqësive është një mekanizëm civil i NATO-s për reagim në situatat e jashtëzakonshme.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!