Martin e Rrok Noshi Junçaj dhe “Albapetrol” , 20.000,00 € për Malësi

Të nderuar bashkëvendës,
Sapo mora këtë mesazh nga vëllezërit Junçaj, të cilin po e ndaj me ju:

“Drejtuar zotëri Nik Gjeloshaj, kryetari te komunes së Tuzit me bashkëpuntor

Vëllezër malësorë, e motra malësore, ju po bani një mund të madh, e sakrifica, në këto ditë të veshtira për Malësinë.
Jemi me ju në mendje e në lutje, por edhe me kontribut, aq sa kemi mundësi. Ne bijtë e atij truallit, Martin e Rrok Noshi Junçaj me familjet, dhe “Albapetrol” kemi vendosur që t’ju ndihmojmë me shumën prej 20.000,00 eura, me shpresë se Malësia dhe njerëzimi të kalojnë me sa më pak pasoja, nga kjo e keqe që na takoi.

Me respekt,
Martin e Rrok Noshi Junçaj (prej Zvicret)”

Në emrin tim, të bashkëpunëtorëve të mi dhe gjithë qytetarëve të komunës së Tuzit, ju shprehi mirënjohjen më të thellë për kontributin tuaj human për bashkëvendësit tonë, sepse solidariteti i këtillë na ndihmon të gjithëve.

Sinqerisht,
Nik Gjeloshaj

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!