Mëso në shtëpi nga sot edhe në gjuhën shqipe

#MësonëShtëpia përmbajtjet pjesërisht po transmetohet nga sot edhe në gjuhën shqip. Përkatësisht, në RTMZ2 (RTCG2) nga sot në orarin tashmë të caktuar javorë, shtohen edhe ligjeratat në këtë gjuhë të cilat fillojnë rreth orës 12:30, njoftuan nga Ministria e Arsimit.

Orari i saktë i transmetimit, thanë ata, do të gjenden gjithashtu në skemat e TV operatorëve. Përmbajtjet në gjuhën shqipe do të transmetohet edhe në televizionet lokale TV Teuta dhe TV Boin.

“Në RTMZ 2 do të transmetohen ligjeratat në gjuhën shqipe nga klasa e parë deri në të pestën, çdo ditë pune, nga një klasë në ditë, me lëndë gjuha shqipe dhe matematikë.

Përmbajtje e tjera gjithashtu do të xhirohen dhe transmetohen në televizionet lokale të lartpërmendura, nga të cilat ka ardhur mbështetja, dhe opinioni do të njoftohen në kohën e duhur “, thuhet në deklaratë të Ministrisë.

Drejtori i Drejtorisë në Ministrinë e Arsimit, Marash Dukaj tha se “të gjithë pajtohen që #Mësonështëpi është një iniciativë cilësore”.

“Sigurisht, kjo nuk do të thotë që ne nuk kemi nevojë ta përmirësojmë më tej, sepse ne e kemi njohur si diçka që, në këtë ose në një formë të modifikuar, mund të vazhdojë të “jetojë” edhe përtej periudhës së krizës. Kështu që po ndjekim të gjitha sugjerimet dhe vazhimisht po plotësojmë oraret, siç është bërë tani me gjuhën shqipe ”, tha Dukaj.

Ministria e Arsimit kujton që #Mësonështëpi është projekt i mësimit në distancë, i cili kryhet kryesisht përmes televizionit dhe e-platformave elektronike, dhe filloi menjëherë pas mbylljes së institucioneve arsimore në Mal të Zi. /Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!