Në Mal të Zi momentalisht 91 të infektuar me koronavirus

Në Mal të Zi janë regjistruar sot 6 raste të reja të infektimit me koronavirus.

Nga Instituti për shëndet publik theksuan se janë analizuar 29 teste në mesin e të cilëve kanë dalë gjashtë pozitiv.

“Në Mal të Zi momentalisht kemi 91 të infektuar me koronavirus. Më së shumti ka në Tuz, 32, ndërsa në Podgoricë janë 31. Nën mbikëqyrjen shëndetësore-sanitare gjenden 6.278 persona”, theksuan nga Instituti.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!