Kryetari i UDSH-së Mehmed Zenka tha se kjo parti është e gatshme që sot të bëjë koalicion me DPS-në dhe Force-n në Ulqin
Ai tha për AntenuM seUDSH tashmë ka filluar bisedimet joformale për formimin e piushtetit me kryetarët lokalë të DPS-së, duke shtuar se kundërshtarët e tyre, URA dhe Demokratët, po kërkojnë rinumërim, ndryshim të vullnetit elektoral të qytetarëve.
Duke folur për qeverinë pakicë, Zenka thotë se qëndrimi i tyre është i qartë se partitë pro-malazeze duhet të formojnë qeverin, duke shtuar se si pas zhvillimit të negociatave, nuk do të ketë qeveri pakicë./Malësia.ME/