Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur për zgjedhjet në Malin e Zi, ai tha se është shumë i brengosur dhe se nën ethe do i përcjell të dielën e 2 prillit nga se nëse fiton kundërkanidati i presidentit aktual, Millo Gjukanoviq atëherë hapet rruga për zhdukjen e kombit malazez.
“Në planin ndërkombëtarë me kanë preokupuar zgjedhjet që do të mbahen në Mal të Zi, jam shumë i brengosur për ato zgjedhje. Nëse fiton kundërkandidati i presidentit aktual, unë besoj që hapet rruga për zhdukjen e kombit malazez, konkretisht fitorja në zgjedhje e çfarëdo kandidatëve e jo vetëm këtij, pro serb e pro rus, në zgjedhjet parlamentare pastaj, dhe me regjistrimin e popullsisë që do të mbahet në Mal të Zi, do të shënojë fitoren e radhës të Kishës Ortodokse serbe në Mal të Zi, dhe në këtë mënyrë Mali i Zi do të mund të quhet si shtet Mali i Zi, por kombi malazias do të ngelet një pakicë e dominuar aty, dhe nuk do të jetë i tillë çfarë e njohim”, tha Kurti në Klan Kosova.
Kurti tha se nën ethe do i përcjellë zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi dhe se një fitore e kandidatëve pro serb e pro rus, do e inkurajonte shumë Kremlinin, dhe në planin strategjik rajonal, është pikërisht një fitore e tillë e Serbisë dhe Rusisë në Mal të Zi.
“Mua më brengos sepse ky vend është anëtarë i NATO’së, dhe një fitore e tillë e inkurajon shumë Kremlinin, dhe në planin strategjik rajonal, është pikërisht një fitore e tillë e Serbisë dhe Rusisë në Mal të Zi që e shkëput lidhjen territoriale të Shqipërisë me Kroacinë”, tha tutje Kurti.
Ai tutje tha se do të ketë pasoja të mëdha dhe uron të mos ndodh kjo, që kandidatët që po kandidatët pro rus e pro serb të mos jenë të tillë, por se faktet flasin ndryshe.
“Unë besoj që pasojat do të jenë shumë të mëdha, dhe jam shumë i brengosur, uroj të mos ndodh kësisoj, dhe uroj që këta kandidat që neve po na duken pro rusë e pro serbë të mos jenë të tillë, mirëpo kemi tepër shumë indikacione, e shpesh herë edhe fakte se është ashtu nga inforacioneve që kam unë, në Kishën Ortodokse serbe, është instaluar një plejadë e priftërinjve të rinj, jo pak prej tyre edhe rusë. Andaj këtë të diel, është e vërtetë që do ti përcjellë me shumë vëmendje dhe ethe zgjedhjet në Mal të Zi si asnjëherë më parë”, tha Kurti./Malesia.ME/