Lunacek reagon ndaj Eurovisionit për flamurin e Kosovës

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulurike Lunacek, ka reaguar ndaj vendimit të EBU-së për vendosjen e flamurit të shtetit të Kosovës në të njëjtin nivel me atë të ISIS.

Dje Eurovizion ka bër të ditur se nëntë flamuj nuk do të lejohen që të valëviten gjatë spektaklit të Eurovizion dhe midis këtyre flamujve është edhe ai i Kosovës i cili renditet përkrah flamujve të tjerë, si ai i të ashtuquajturit Shteti Islamik, flamuri i Krimesë, i Qipros Veriore, si dhe i disa shteteve të tjera.

“Protestojë fuqishëm kundër vendimit të EBU duke e vendosur flamurin e ISIS në të njëjtin nivel me shumë regjione gjithashtu me të shtetit më të ri evropian, Kosovën”.

“Kosova është njohur nga 111 shtete anëtare të OKB-së dhe është koha e fundit që këngëtarët kosovarë të marrin pjesë në garën e Eurovisionit për të prezantur shtetin e tyre” ka thënë Lunacek.

“Në raportet e mia për Kosovën, Prlamenti Evropian vazhdimisht i ka bërë të qartë thirrjen që Kosova të lejohet të merr pjesë në këtë garë dhe për pesë vendet e tjera të Bashkimit Evropian që po e shtyejnë njohjen”.

“Ne në Parlamentin Evropian nuk dëshirojmë që këngëtarët kosovarë të përjashtohen nga gara e Eurovisionit ose të detyrohen të këndojnë për një shtet tjetër – sikurse ishte rasti i Rona Nishliut në vitin 2012, e cila prezantoi Shqipërinë – dhe arriti sukes duke përfunduar kështu në vendin e pestë”.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!