ASH: Nuk do të ketë punime në ngritjen e Kishës pravoslave serbe në Martinaj

NJOFTIM:

Njoftojmë qytetarët, se falë angazhimit tonë, qeverisjes Komunale, një zëri, kemi marrë gjitha masat e nevojshme ligjore për të parandaluar ndërtimin e çfardo objekti që qytetarët tonë i irriton, rrespektivisht objekti fantom në fshatin Martinaj, ndaj të cilit qytetarët kanë shprehë mospajtim edhe përmes peticionit.

Provokimet e grupeve të caktuara, ndaj fshatit Martinaj, duhet t’u përgjigjemi në menyrën e duhur, pa provokuar e pa rënë në nivel të tyre – jo të duhur.

Andaj, Ju njoftojmë se nesër NUK DO TË KETË PUNIME në ngritjen e objektit.

Për gjitha informacionet tjera, do të Ju njoftojmë me kohë.

Me rrespekt,
Struktura e Alternativës Shqiptare, Dega e Gucisë.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!