Ndërtesa e komunës së Tuzit është ndriçuar nga ngjyrat e flamurit amerikan, në shenjë solidariteti me situatën e vështirë që po kalon SHBA-ja, e goditur rëndë nga COVID-19.
Ambasadorja amerikane në Mal të Zi, Judy Rising Reinke përmes Twitter, ka falenderuar Kryetarin e komunës, Nik Gjeloshaj për shprehjen e solidaritetit me popullin amerikan.
Faleminderit për shprehjen e solidaritetit, së bashku jemi më të fortë, qëndroni të shëndetshëm dhe qëndroni të fortë, shkruan në twitter ambasadorja amerikane./Malësia.ME/
