Komuna e Tuzit dhe Ulqinit falenderojnë Labin për donacionin

Komuna e Tuzi dhe komuna e Ulqinit kanë falenderuar dhe shprehur mirënjohje për këngëtarin e njohur nga Kosova dhe ish-deputetin në Kuvendin e Kosovës Labinot Tahiri për donacionet me vlerë prej pesë mijë euro që pagoi në llogaritë e këtyre dy komunave.

Tahiri ka donuar nga fondacioni i tij pesë mijë eura për komunën e Tuzit dhe pesë mijë euro për komunë e Ulqinit, mjete këto të destinuara për ballafaqim me koronavirusin Covid 19.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!