LDK-ja sot pritet të finalizojë marrëveshjet e koalicionit

Lidhja Demokratike e Kosovës sot pritet t’i finalizojë dhe nënshkruajë marrëveshjen për koalicion qeverisës edhe me Nismën Socialdemokrate dhe Aleancën Kosova e Re.

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër të Qeverisë së re, Avdullah Hoti ka përsëritur AKR, e udhëhequr nga Behgjet Pacolli do të jetë pjesë e koalicionit për formimin e Qeverisë.

Hoti tha se është mjaft i kënaqur me marrëveshjen që kanë arritur me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe disa nga partitë e komuniteteve jo-shumicë, transmeton Telegrafi.

Kandidati i LDK-së për kryeministër dje ka përfunduar edhe marrëveshjen me Listën Serbe.

“Po ka përfundur me Listën Serbe dhe ata do të kenë pjesëmarrje njësoj siç kanë pasur edhe në Qeverinë tash që është në detyrë”, tha Hoti.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!