Provimet e maturës, gjysmë maturës dhe profesionale, nga 20 maji

Provimet e maturës, provimet profesionale dhe të gjysmë maturës do të mbahen nga 20 maji, ndërkaq në provime nuk do të përfshihet leksionet nga tremujori i katërt, ka deklaruar ministri i arismit, Damir Shehoviq.

Siç është kumtuar eliminimi i pyetjeve nga periudha e katërt kualifikuese, respektivisht tremujori i katërt, ishte njëra nga kërkesat e Unionit të nxënësve të shkollave të mesme, me përfaqësuesit e të cilëve ka biseduar ministri Shehoviq, dhe përfaqësuesit e Qendrës për provime.
Po ashtu, siç është njoftuar, do të organizohet përgatitja e nxënësve në distancë, respektivisht emetimi i orëve të përgatitjes.

Testet për përgatitje do të publikohen online dhe në mediet e shkruara kurse shkollat, po ashtu, do të shfrytëzojnë të gjitha resurset në mbështetje të maturantëve dhe gjysmë-maturantëve e që ishin ndër kërkesat e unionit të nxënësve të shkollave të mesme

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!