Kryeqyteti heq linjën e autobusit për Tuz – Gjeloshaj kërkon takim me përfaqësuesit e Kryeqytetit për të zgjidhur këtë çështje

Qytetarët e Komunës së Tuzit do të mbeten pa transport autobusi sepse Kryeqyteti, si pjesë e modernizimit të transportit të qytetit, ka vendosur të shkurtojë itinerarin e linjës ekzistuese të autobusëve për në komunën e Tuzit.

Kështu, në vend të linjës aktuale të autobusëve 41-42, ku autobusët nisën nga stacioni i autobusëve dhe kalojnë përmes qëndrës së Tuzit, Vrane dhe Vlladne, do të jetë linja e re e autobusit L30 stacioni i autobusëve-Shtëpitë Rakiq, shkruan Dan.

Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, deklaroi se do të kërkojë takim me përfaqësuesit e Kryeqytetit për të zgjidhur këtë çështje./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!