Mazreku: Së shpejti arrihet marrëveshja për njohjen reciproke të policave të sigurimit me Malin e Zi

Sami Mazreku, drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimit përmes një statusi në faqen e tij në rrjetin social Facebook ka njoftuar se janë në fund të marrëveshjes për nënshkrimin e një vendimi për njohjen reciproke të policave të sigurimit.

Ja statusi i tij i plotë:

Të dashur qytetarë

Siç iu kam njoftuar edhe ditë më parë Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) është në fund të negociatave për arritjen e një marrëveshje për njohjen reciproke të policave të sigurimit. Ne besojmë se marrëveshja e negociuar prej kohësh do të përfundoj së shpejti dhe ne do tu njoftojmë paraprakisht për kohën se kur do të hyj në fuqi ky vendim.

Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) është Institucioni i vetëm përgjegjës për negocimin dhe nënshkrimin e vendimit për njohjen reciproke të policave

Me respekt

Sami Mazreku

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!