Gjeloshaj: Të tërhiqet sa më parë kandidatura e Beçanoviq

Deputeti i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj, është habitur me hapin e fundit të treshes opozitare që tani janë pjesë e Qeverisë . SDP,DEMOS,URA  për zavëndëse të ministrit të arsimit, kanë propozuar Tatjana Beçanoviq, e cila përveç qendrimeve të saj të njohura, ishte kryetare e Komisionit për hartimit e “fjalorit të famshëm” të CANU.

A mos është kjo pozitë dhuratë për punën anti-shqiptare që ka bërë në fjalor, pyetë Gjeloshaj.

Ai mendon që me këto hapa, opozita po e tregon se nuk dëshiron ndryshime dhe bashkëpunim me shqiptar.

Pa hyrë në detaje tjera, me këtë rast sugjeroj që opozita në fjalë t’a tërheq sa më parë kandidaturën e saj, ose personalisht ajo, si kryetare e Komisionit të kërkoj tërheqjen sa më të shpejt të fjalorit në fjalë dhe përmirsimin e tij. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë ftoj anëtaret e Kabinetin Qeveritar që mos të votojnë kandidatën në fjalë.

 Gjeloshaj konsideron se kandidatura e Beçanoviq ka më shumë arsye për refuzim se rasti kyr kryeministri Gjukanoviq nuk e pranoi kandidatin e propozuar nga opozita për ministër të bujqësisë.

Nëse Qeveria, nuk merr hapa të mjaftueshëm në këtë drejtim, si financuese e akademisë në fjalë nga buxheti i shtetit, unë dhe pupulli shqiptarë kudo ndodhet, do të konsiderojmë që politika zyrtare e Malit të Zi, pajtohet me qëndimet e CANU, shprehet Gjeloshaj.

Opinionin tim e kam potencuar edhe në Parlament, nuk jam historian, andaj aq më pak dua të polemizoj e të debatoj me historianë e akademikë me përmasa lokale për çëshjten e autoktonisë dhe prejardhjes së shqiptarëve kudo në botë, sepse këtë e kanë shkruar e bërë historianët dhe akademitë botërore.

Në fund dua të rikujtoj opinionin e gjerë, se nuk do të ndalem, por që si përfaqësues i popullit autokton shtet-formues të Malit të Zi të pavarur, që në këtë moment ndihet i nënçmua pa masë, këtë çështje, ashtu sikur kam premtuar, do ta çoj deri në fund, ka thënë Gjeloshaj.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!