Tiranë: Gjukanoviq mori pjesë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

Kryeministri i Mal të Zi, Millo Gjukanoviq mori pjesë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s e cila u mbajtë për herë të parë në Tiranë.

Gjatë fjalës së ti Gjukanoviq tha se statusi i ri i Malit të Zi në kuadër të NATO-s është një motiv më shumë që me të njëjtin ritëm të vazhdojmë me reformat në sundimin e ligjit dhe në forcimin e mbështetjes publike për antasim në Aleancë.Kryeministri malazez kujtoi se ishte pikërisht Asambleja Parlamentare e NATO-s gjashtëmbëdhjetë vjet më parë që hapi derën Malit të Zi në seancën në Berlin në nëntor të vitit 2000.

Gjukanoviq beson se vendet antare të NATO-s do ti njohin përparsitë dhe përgjegjësinë dhe pa vonesë do të ratifikojnë protokollin që ky vend të bëhet antari më i ri i NATO-s.Ai tha se ka një rëndësi të madhe mbështetja e vazhdueshme që Shqipëria i jepë Malit të Zi në rrugën e saj drejt antarsimit të plot në NATO.

Kryetari i asambles parlamentare të NATO-s, Majkl Tarner e uroi Malin e Zi për nënshkrimin e protokollit duke porositur se edhe më tutje do jetë idhtari i antarsimit sa më të shpejtë në NATO sepse siç theksoi ai Mali i Zi ka treguar vizionin e ti europian, shkruan RTCG./Malësia.ME/

Shperndaje