Sot në Plavë, hapet qëndra e përbashkët për bashkëpunimin policor ndërmjet Malit të Zi , Shqipërisë dhe Kosovës

Qendra e përbashkët për bashkëpunimin policor ndërmjet Malit të Zi , Shqipërisë dhe Kosovës , do të hapet sot zyrtarisht në Plavë.

Me themelimin e kësaj qëndre do të avancohet shkembimi reciprok i informatave , do të përshpejtohet qarkullimi i të dhënave operative dhe në këtë mënyrë do të krijohen kushte më të mira për realizimin e aktiviteteve të përbashkëta të koordinuara në ngritjen e sigurisë së kufijve të përbashkët, thuhet në kumtesë.

Në solemnitet do të flasin ministrat e punëve të brendshme të Malit të Zi dhe të Shqipërisë Mevludin Nuhoxhiq dhe Driatan Demiraj  dhe  zëvendës ministri i punëve të brendshme të Kosovës Valdet Hoxha . Të pranishëmve do tu drejtohen edhe ambasadorët e SHBA dhe të Gjermanisë në Mal të Zi Margaret En Uehara dhe Hans Ginter Matern.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!