Ivanaj: Presim të respektoi PDS-ja premtimin

Kryetari i Klubit të këshilltarëve të Lidhjes Demokratike Shqiptare, Ivanaj Ivanaj, në Kuvendin Komunal të Tuzit, kohë më parë nisi iniciativën për vendosjen e shtatores së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, në qendër të Tuzit.

Lidhur me këtë, për gazetën “Dan”, ai thekson se këtë çështja do ta rivendosë në seancën e parë të ardhshme të parlamentit lokal. Ai gjithashtu thekson se nuk ka asnjë dyshim se propozimi do të marrë dritë jeshile në parlamentin lokal.

“Në seancën e 11 prillit të këtij viti, ne nuk kishim mbështetjen e të gjithëve për të vënë propozimin tonë në rend të ditës, por kemi fituar premtime se do të kemi mbështetje në seancën e parë pas zgjedhjeve lokale në Podgoricë. Siç dihet, viti 2018, në të gjitha vendet ku jetojnë shqiptarët, është shpallur si Viti i Skenderbeut , viti në të cilin shënohet 550 vjetori i vdekjes së heroit tonë kombëtar. Duke pasur para sysh se Tuzi dhe Malesia, është zonë në të cilën banojnë shqiptarët autoktonë dhe të cilët vlerësojnë dhe respektojnë shumë jetën dhe punën e Skënderbeut, si dhe faktin se për vendosjen e këtij monumentit, te populli ekziston mbështetje e madhe, ne vendosëm të nderojmë heroin tonë kombëtar duke ngritur shtatorën e tij në zemër të Malësisë”, tha Ivanaj.
Siç thkeson Ivanaj, Skenderbeu, nuk është çështje përmes të cilit dikush duhet të fitojë poena politik, kështu që as ky nuk është qëllimi i partisë së tyre.
“Është e njohur gjerësisht se heroi ynë kombëtar nuk ishte vetëm në mbrojtje të Shqipërisë dhe të popullit shqiptar, por gjer sa ishte gjallë luftonte dhe përfaqësonte një mburojë të gjallë për të gjithë Evropën, duke e mbrojtur atë nga pushtimet osmane. Shtatoret e tij që zbukurojnë dhe stolisnin Tiranën, Prishtinën, Shkupin dhe shumë qytete tjera shqiptare, por edhe qendra evropiane, paraqesin një xhborxhim ndaj heroit tonë, për gjithçka që ai, si një nga strategët më të mëdhenj ushtarakë, bëri për Evropën.Shqiptarët janë i vetmi komb në Ballkan, ku në mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë, jetojnë pjestarët e tre religjioneve, të cilët, përpos gjuhës së përbashkët, kulturës dhe prejardhjes i bashkon edhe respekti për Gjergj Kastriotin. Për këtë ne mendojmë se kërkesa jonë është plotësisht legjitime dhe se propozimi ynë në Kuvendin e komunës do të fitojë përkrahjen e të gjithë këshilltarëve, pasiqë ashtu siç është vështirë të paramendojmë një malazez i cili do të kundërshtonte vendosjen e shtatores se Njegoshit, në Cetinë, ashtu është vështirë të besohet se ndonjë shqiptar do të kundërshtojë dhe votojë kundër vendosjes se shtatores së Skënderbeut në Tuz”, është i qartë Ivanaj. /Malesia.org/

Shperndaje