Deçiqi nuk arrin kësaj here të ngrejë kupën

Deçiqi ka humbur në finale të Kupës së Malit të Zi në futboll. Të dielën mbrëma në Podgoricë, skuadra nga Tuzi humbi me rezultatë 3:1 nga Buduqnosti i Podgoricës.

Deçiqi nuk arriti kësaj herë të ngrejë kupën, por megjithatë kualifikimi në finale si dhe kualifikimi në Evropë është suksesi më i madh në 95 vite histori të klubit.

Buduqnosti për herë të parë ka fituar dy trofetë në të njëjtin edicion. Më herët kishte fituar titullin e kampionit.

Danilo Peshukiq shënoi golin e vetëm për Deçiqin. Ndërsa Marko Vuçiq, Lazar Mijoviq dhe Igor Ivanoviq shënuan për Buduqnostin.

Ndeshja është luajtur para 1000 shikuesve, ndërsa tifozët e Buduqnostit kanë fyer lojtarët e Deçiqit. Fyerjet e tifozëve të Buduqnostit ishin në baza kombëtare, ata thirren në korre “vdekje shqiptarëve”.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!