Gjelaj zgjidhet sekretar i KKSH-së – Hoti dhe Çunmulaj nënkryetar

Sot në sallën e Kuvendit të Komunës së Tuzit është mbajtur vazhdimi i mbledhjes konstitutive të Këshillit Kombëtar të Shqiptarve në Mal të Zi.

Siç mëson portali malesia.me në mbledhjen e sotme për sekretar të KKSH-së është zgjedhur Lindon Gjelaj, ndërsa nënkryetar të këti institucioni janë zgjedhur Iber Hoti dhe Smail Çunmulaj.

Më parë në mbledhjen konstituive të mbajtur në Ulqin, kryetar i KKSH-së ishte zgjedhur Faik Nika.

KKSH përbëhet nga 30 anëtarë, 15 prej të cilëve në bazë të funksionit dhe 15 anëtarë të tjerë të zgjedhur nga Kuvendi i Elektorëve./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!