Hulumtimi i CEDEM: Numri i popujve pakicë është në rënie

Qendra për demokraci dhe të drejtat e njëriut CEDEM ka organizuar një hulumtim të opinionit publik në Mal të Zi me disa pyetje.

Në pyetjen se si do të deklaroheshin si etni të anketuarit nëse do të mbahej regjistrimi i popullsisë në këtë kohë, 45 përqind e qytetarëve do të deklaronin veten si malazezë dhe 30 përqind si serbë, kështu tregon hulumtimi i CEDEM, shkruan Ulqini Online.

Sipas të njëjtit sondazh, 5.7% e popullsisë janë boshnjakë, 4.3 % myslimanëve dhe vetëm 3.8 përqind janë shqiptarëve.

Numri prej vetëm 3.8% popullsi shqiptare sipas këtij hulumtimi tregon një rënie të frikshme të popullatës shqiptare në Mal të Zi krahasuar kjo edhe me regjsitrimin e vitit 2011 ku numri i shqiptarëve ishte 4,91 përqind. Ky hulumtim është organizuar gjatë muajit qershor dhe pjesë e tij kanë qenë 1015 të anketuar.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!