Gjeka e kthen sërish në politikë Hajdinagën – I ofron të jetë bartës i listës zgjedhore

Ish-kryetarët e Komunës së Ulqinit dhe ish-funksionerët e Unionit Demokratik të Shqiptarve, Fatmir Gjeka dhe Gëzim Hajdinaga janë duke negociuar për përsëritjen e bashkëpunimit të përbashkët, mëson gazeta “Vijesti”.

Ende përfundimisht nuk është rënë dakord modaliteti i bashkëpunimit, që mund të rritet në një forcë dominuese në skenën politike shqiptare në Malit të Zi, por bashkëbiseduesi i “Vijesti” nga Partia Demokratike e Fatmir Gjekës, ka thënë se ish Ministrit të Pakicave i është dhënë oferta të cilën vështirë se mund ta refuzojë.

Hajdinagës i është ofruar vendi i nënkryetarit të Partis Demokratike dhe të jetë bartës i listës në zgjedhje parlamentare do të mbahen me 16 tetor.

Nga Hajdinaga pritet të tërheqë mbështetësit nga Malësia ku ka ndikim të madh por edhe në Plava,Gucia dhe Rozhaja, tha bashkëbiseduesi i “Vijesti”.

Gjeka dhe Hajadinaga dje kanë refuzuar të komentojnë këto pretendime.

Gjeka ishte nënkryetarë i UDSH-së, por i pakënaqur me trajtimin në parti, ai në vitin 2011 themeloi PD dhe hyri në parlamentin republikan ku ishte deputet për dy vite.Pastaj në zgjedhjet lokale para dy vite e gjysmë, me koalicionin e tij fitoi shtatë këshilltarë dhe u bë Kryetari i Komunës së Ulqinit. Ai u shkarkua pas një rikompozimi të pushtetit, ku u zëvendësua nga lideri i Forcës Nazif Cungu.

Hajdinaga pas copëtimit të UDSH-së dhe përfundimit të mandatit ministror u largua nga politika.Gjeka tani i ofron Hajdinagës të bëhet bashkëpunëtori i tij më i afërt në parti. /Malësia.ME/

Anton-GjokajAnton Gjokaj

Shperndaje