Kuvendi zgjedhor i Forcës: Nazif Cungu rizgjidhet kryetar

Sot në “Hotelin Mediteran” u mbajt Kuvendi i tretë zgjedhor i Forcës së Re Demokratike ku të ftuar ishin lider të partive të ndryshme si Levizja Qytetare Prespektiva, Unioni Demokratik i Shqiptarëve, Lëvizja qytetare URA, ,Partia Social Demokrate , Lidhja Demokratike,Partia Demokratike e Socialisteve, Partia Demokratike dhe disa figura tjera politike .

Kryetari i Forcës së Re Demokratike Nazif Cungu, gjatë një fjalimi që e mbajti sot i falenderoj të gjithe të pranishmit që ishin prezent në këtë organizim, i falenderoj te gjithë liderët e partive te ndryshme politike.

Në Kuvendi i tretë zgjedhor të Forcës së Re Demokratike u zgjodhën organet e reja të partisë dhe kryetari i saj. Edhe në mandatin e ardhshëm funksionin e kryetarit të partisë do ta kryej Nazif Cungu, i cili nuk pati kundërkandidat dhe u zgjodh njëzëri.

Gjithashtu u zgjodhën edhe antarët e Këshillit të ri Qëndror, dhe organet tjera partiake. Në Këshillin e ri Qëndror do të ketë mbi 50 antarë kur të kompletohen vendet nga degët e partisë në komunat tjera. Në Kuvend ishin prezent edhe mysafir , përfaqsues të partive politike dhe korit diplomatik.

Sipas statutit të ri, Forca do të ketë një kryesi tejet më të zgjeruar, e cila përveç kryetarit do të ketë 6 nënkryetar, si dhe përfaqsuesit e degëve të partisë nga komunat tjera.

Kuvendi zgjedhor i Forcës: Nazif Cungu rizgjidhet kryetar

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!