Miratohet rezoluta e Gjeloshaj dhe Nimanbegut: Fjalori të tërhiqet

Parlamenti i Malit të zi, mbrëm rreth orës dy pas mesnatës, miratoi rezolutën e propozuar nga deputetët Nik Gjeloshaj dhe Genci Nimanbegu, me të cilën kërkohet tërheqja e Fjalorti të botuar nga Akademia malazeze e shkencave dhe arteve (CANU) dhe kërkim falje nga ekipi i autorëve të Fjalorit.

Pasi që u miratua amandamenti i PDS, me të cilin është kërkuar që nga Rezoluta të tërhiqet neni i gjashtë me të cilin parashikohej që finansimi i CANU të pezullohet deri në terheqjen e Fjalorit, për rezolutë votuan 42 deputetë, askush nuk ishte kundër e as i përmbajtur.

Në propozimin e rezolutës thuhet se përfaqsuesit e popullit në Kuvend i vlerësojnë të pahijshme disa pjesë të Fjalorit, të cilat kanë të bëjnë me vlerësime fyese ndaj shqiptarëve, boshnjakëve dhe pjestarët e fesë islame./Malësia.ME/

Shperndaje