Prishtinë, të shtëna në sheshin “Zahir Pajaziti” mbi 40 të lënduar

Mbi 40 persona kanë kërkuar ndihmën mjekësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pas të shtënave në festivalin e birrës në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Në momentin kur janë dëgjuar të shtënat, gjatë ikjes, njerëzit janë përplasur dhe kanë filluar të shkelin njëri-tjetrin, duke bërë që dhjetëra prej tyre të pësojnë.

Fillimisht u raportua për një 15-vjeçar të plagosur, por Policia e Kosovës njoftoi në orët e para së të shtunës se i mituri ishte lënduar me mjete të tjera dhe se nuk ka asnjë të plagosur.

Ende nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur në qendër të kryeqytetit kosovar, por sipas hetimeve të para, besohet se një i dehur ka nxjerrë armën dhe ka shtënë në ajër, por kaq ka mjaftuar që turma të përfshihet nga paniku.

Nga frika e ndonjë sulmi terrorist, ata janë futur edhe në restorantet, hotelet dhe lokalet që janë aty pranë./TopChannel/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!