Me 2 gusht inagurimi solemn i ”Shëpisë së Kulturës në Vuthaj”

Njoftim nga këshilli për ndërtimin e shtëpisë Kulturës ne Vuthaj
INAGURIMI SOLEMN I “SHTËPISË SË KULTURES NË VUTHAJ”

Të nderuar bashkëvendës dhe bashkëkombas
Të nderuar banor te fshatit Vuthaj

Me kënaqësi ju njoftojmë se me datën 2 Gusht 2017 duke filluar në ora 11:30 të mëngjesit , do të bëhet përurimi solemn i Shtëpisë së Re të Kulturës në fshatin Vuthaj të Plavë Gucisë.
Në hapjen solemne do të marrin pjesë personalitete të shquara të botes së Kulturës dhe Shkencës të trevës tonë, perfaqesues te subjekte tona politike shqiptare, aktivist të dalluar ceshtjes kombëtare nga vendlindje dhe diapora dhe shumë miq nga tërë bota shqiptare.
Jeni të ftuar të gjithë pa dallim që këtë ditë ta bëni edhe ma madhështore me prezencën tuaj.
Shtëpia e Kulturës në Vuthaj, u ndërtua fal kontributeve të vëllezërve tuaj ne mërgim, Shtëpia e Kulturës u ndërtua fal angazhimit të atdhetarëve të devotshëm dhe të përkushtuar qe gjithnjë dhuruan dhe dhurojnë pa hezitim për ceshtje kombëtare.
Mirënjohje te gjithë kontributdhënsve për këtë vepër te madhe për vendlindjen :
Ky eveniment do të përcillet nga mediat vizule me më ndikim të botës shqiptare.

Mirë u pafshim me 2 gusht 2017 në Qendër te Vuthjve
Ejani sepse Vuthajt festojnë bashkë me ju

Shperndaje