Bashkimi i partive shqiptare, ka zgjuar interesimin dhe miratim të fuqishëm gjithandej trojeve etnike, në veçanti në diasporën e madhe me origjinë nga Mali i zi, andaj, z. Nik Gjeloshaj ka ftuar shqiptarët të votojnë vetem partitë shqiptare, jo votë për subjektet e ashtuquajtura qytetare.
Ai ka ftuar qytetarët të votojnë koalicionin e Listës shqiptare, e cila bart përgjegjësinë për çështjet e interesat e qytetarëve shqiptar.
Ja postimi i plotë i z. Nik Gjeloshaj:
“Lista shqiptare Genci Nimanbegu – Nik Gjeloshaj”
Alternativa shqiptare,
Forca e re demokratike,
Lidhja demokratike shqiptare,
Lëvizja qytetare Perspektiva dhe
Unioni i Tuzit.
Asnjë votë për subjektet e ashtuquajtura qytetare!
Vota shqiptare vetëm për subjektet shqiptare!
Ky bashkim përfaqësohet me:
15 këshilltarë në Kuvendin e Tuzit,
9 këshilltarë në Kuvendin e Ulqinit,
5 këshilltarë në Kuvendin e Gucisë,
1 këshilltarë në Kuvendin e Plavës dhe
1 këshilltarë në Kuvendin e Podgoricës
Në total 31 nga 43 këshilltarët e subjekteve nacionale ose 71% të
përfaqësimit politik nacional.
Po ashtu pjesë e këtij koalicioni janë:
nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi,
kryetari i komunës së Tuzit,
kryetari i Kuvendit i komunës së Ulqinit,
kryetari i Kuvendit i komunës së Tuzit
nënkryetari i komunës së Tuzit,
nënkryetari i komunës së Gucisë …
Nik Gjeloshaj