Vera në Malësi: Komuna e Tuzit organizoi mbrëmje letrare me shkrimtarë dhe poetë nga të gjitha trevat shqiptare

Komuna e Tuzit në kuadër të manifestimit „Vera në Malësi’’ bashkoj në një mbrëmje letrare – „Takohemi te Kroni”, shkrimtarë dhe poetë nga të gjitha trevat shqiptare, të cilët për të pranishmit paraqitën pjesë nga krijimtaria e tyre letrare.

Në këtë mbrëmje letrare e cila u mbajt në ambientet e mrekullueshme natyrore te Kroni i Traboini, ku moderator ishte shkrimtari, poeti dhe përkthyesi Nikollë Berishaj, morën pjesë shkrimtarët Majlinda Bregasi, Anton Gjuravçaj, Rrok Berishaj, Fran Camaj, Zija Vukaj, Mimoza Rexhvelaj si dhe Fiqret Mujeziqi.

Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz të ulur dhe ambiente të jashtme

Kjo mbrëmje përveç letërsisë u shoqërua edhe nga tingujt e pianos nga pianistit Anton Lekoçaj dhe ekspozita e pikturave të Kolonisë artistike – „Gjelosh Gjokaj”.

Për të pranishmit e kësaj mbrëmje u shërbye një koktej modest.

Komuna e Tuzit

Mund të jetë një imazh i 9 persona, njerëz të ulur, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme
Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!