Dukaj ndau Abetaret kombëtare shkollave fillore

Drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë për arsim të përfaqësuesve të popujve pakicë dhe komuniteteve tjera nacionale në Ministrinë e arsimit Marash Dukaj ka ndarë 330 abetare në gjuhën shqipe të cilat Ministria e arsimit i ka siguruar për 12 shkolla fillore në Mal të Zi në të cilat mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe dhe dygjuhësisht, njoftohet nga ky resor.

Dukaj rikujtoi se abetarja përdoret prej vitit të kaluar shkollor si mjet arsimor didaktik për klasën e dytë dhe theksoi se abetarja vitin e kaluar ka lehtësuar shumë mësimin në gjuhën shqipe.

Abetaret janë ndarë në shkollat: Mahmut Lekiq – Tuz, 29 Nëntori” Dinoshë -Malësi, “Marshall Tito”, “Boshko Strugar”, “Marko Nuculloviq” në Ulqin, “Hajro Shakmanoviq” – Plavë dhe “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” – Tivar.

Abetaret do të ndahen edhe në shkollat: :”Gjergj Kastrioti Skenderbeu” Triesh – Malësi, “Bashkimi” Hot, –  Malësi, “Bedri Elezaga” – Ulqin, “Dacaj” – Rozhajë dhe “Xhefer Nikoviq” – Guci.

Dukaj: Abetarja kombëtare edhe këtë vit falas për të gjithë nxënësit shqiptarë

Shperndaje