Tiranë, protestë kundër demarkacionit Kosovë-Mali i Zi

Një protestë kundër marrëveshjes së demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi është mbajtur dje para selisë së Ambasadës së Kosovës në Tiranë.Në të kanë marrë pjesë përfaqësues të shoqërisë civile, studiues e historianë,studentë dhe aktivistë të cilët kundërshtojnë marrëveshjen me argumentin se ajo i heq tokë territorit të Kosovës.

Të mbledhur përpara ambasadës protestuesit mbanin në dorë pankarta kundër “Demarkacionit” me mbishkrime “Nuk kemi tokë me falë”, “Pa u vra tradhtia nuk bashkohet Shqipëria”, “Kosova nuk është në shitje”,Bjeshkët e Namuna jo në Mal të Zi! “Jo demarkacionit!”,“Nuk kemi tokë me shpërbly largimin e Malit të zi nga Rusia”, “S’e paguajmë me tokë shqiptare hyrjen e Malit të zi ne NATO” etj.

Krahas parullave ata brohoritnin kundër votimit të “Demarkacionit” dhe heshtjes, siç e konsiderojnë ata, të politikës së Shqipërisë në lidhje me këtë çështje.Ata kishin kërkesa të qarta për qeverinë shqiptare me thirrjen për të reaguar, por edhe për qeverinë në Prishtinë që të mos pranojnë të falin – sipas tyre, – 8.200 hektarë tokë nga Kosova.

Elvis Hoxha, anëtar i Kryesisë së Vetëvendosjes paralajmëron për Top Channel se, opozita në Prishtinë nuk do të lejojë kalimin e kësaj marrëveshjeje, që po ia fal Kosovën Malit të Zi.

Aktivistët e shoqërisë civile bënë thirrje për t’iu bashkuar një tjetër proteste kundër demarkacionit, më 1 shtator përpara Parlamentit në Prishtinë, kur do të mbahet edhe seanca e jashtëzakonshme që në axhendën e punimeve ka vetëm një projektligj, Demarkacionin me Malin e Zi.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!