Kuvendi i KU të Tuzit do të duhej nesër të diskutojë për shkutimin e mandatit të Kuvendit lokal, në mënyrë që të mundësohet mbajtja e zgjedhjeve në Malësi më 26 nëntor.
Shkurtimi i mandatit të Kuvendit lokal është propozuar nga funksionei i Alternativës Shqiptare Nik Gjeloshaj, duke deklaruar se zgjedhjet në Tuz duhet të mbahen në nëntor.
Kuvendi në seancën e neserme do të miratoi edhe statutin e ri, komunë në kuadër të kryeqytetit i cili do të funksionojë deri në shtator të 2018.
Një bashkëbisedues i Vijesti nga partit shqiptare tha se, iniciativa për shkurtimin e mandatit është dorëzuar për të shmangur mbajtjen e zgjedhjeve dy herë mbrenda tre muajve. Zgjedhjet e rregullta në KU Tuz duhet të mbahen në maj së bashku me zgjedhjet në Podgoricë, dhe përsëri të votohet për pushtetin e ri lokal pas formimit të komunës së plotë në shtator të 2018.
‘Kur bëmë marëveshjen për komunën e plotë, ramë dakord që ky model të funksionojë deri sa të hyjë në fuqi ligji për komunën e plotë.Tani kemi vlerësuar se është më mirë që zgjedhjet për Kuvendin lokal të mbahën në nëntor, sepse zgjedhjet tashmë janë caktuar edhe në tri komuna.
Do të ishte e palogjikshme dhe financiarisht e dëmshme të dalim në zgjedhje në maj dhe pastaj përsëri në shtator “, tha bashkëbiseduesi i Vijesti, duke deklaruar se administrata lokale në Tuz do të ketë kohë të mjaftueshme nga nëntori i 2017 deri në shtator të 2018 për t’u përgatitur që të funksionojë si komunë e plotë./Malësia.ME/