Rama: Drejt Malit të Zi për gjysmë ore, rruga e re Shëngjin-Velipojë brenda shtatorit

Kryeministri Edi Rama premtoi nga Shëngjini ndërtimin e aksit rrugor Shëngjin-Velipojë dhe lidhjen më pas me Malin e Zi.

Kreu i qeverisë shqiptare tha se ndërtimi i aksit rrugor Shëngjin-Velipojë, pritet të shkurtojë ndjeshëm kohën e udhëtimit deri në gjysmë ore me Malin e Zi.

Besoj se brenda shtatorit rruga do të jetë e përfunduar. Nuk donim të punonim gjatë sezonit sepse do të kishim krijuar një kaos më të madh.

“Ambicia jonë është rruga Shëngjin–Velipojë dhe të bëjmë lidhjen me Malin e Zi në një kohë më të shkurtër se gjysmë ore, që të përfitojmë nga fluksi turistik nga Mali i Zi, sepse ka shumë kërkesë nga ana tjetër për të dalë këtej dhe për të eksploruar këtë pjesë të bregdetit gjatë sezonit”.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!