Dalja në zgjedhje 75.9%

Në zgjedhjet parlamentare në Malin e Zi, të cilat u mbajtën sot, e drejta e votës u ushtrua nga 409,880 qytetarë, ose 75.9% e numrit të përgjithshëm të votuesve, njoftoi Qendra për Tranzicionin Demokratik (CDT).

Siç deklaruan ata, në zgjedhjet parlamentare në 2016, pjesëmarrja deri në orën 20:00 ishte 73.4%, dhe në 2012, 70.6%. Qendrat e votimit për parlamentin dhe zgjedhjet lokale në pesë komuna malazeze u mbyllën në orën 20:00.

Mbyllet procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare në Malin e Zi.

As pandemia nuk i frenoi këtë të dielë qytetarët e Malit të Zi që t’i drejtoheshin masivisht 1.200 qendrave të votimit për të zgjedhur qeverinë e re. Deri në orën 19:00 kanë hedhur votën e tyre 74.9 përqind e votuesëve.

Shqiptarët shpresojnë se do të përfaqësohen me 2 deputete në parlamentin 81 vendësh. 

———————————————————————-

Në Tuz deri në orën 16:00 dalja 52%


Deri në orën 17:00 në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi kanë votuar 68,4% të votuesve njofton CEMI.

Dalja deri në orën 16:00 në nivel shteti 63,83%

Tuz: 51,78% – 6.287 votues

Ulqin: 44.92% – 9.153 votues

Guci: 39,94% – 1840 votues

————————————————————————————————————-

Deri në ora 13 në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi kanë votuar 54,1 % të votuesve.

Sipas rajoneve, të dhënat e cemi-it tregojnë se në Podgoricë kanë votuar 54,4 %, në veri të Malit të Zi 48,6 % kurse në jug 57.2 % e votuesve.

Në zgjedhjet parlamentare në vitin 2016 dalja në zgjedhje deri në orën 13:00 ishte 39.9 përqind kurse në zgjedhjet parlamentare të vitit 2012, pjesëmarrja deri në ora 13:00 pasdite ishte 33.3 përqind.

Hapën qëndrat e votimit, deri në ora 8 dalja 5.8%

Sot në Mal të Zi mbahen zgjedhjet parlamentare, si dhe ato lokale në Budvë, Kotor, Tivat, Andrijevicë dhe Guci.

Sot në Mal të Zi nga ora 07:00 janë hapur qendrat e votimit për zgjedhjet parlamentare, si dhe ato lokale në Budvë, Kotor, Tivat, Andijevicë dhe Guci.

Qytetarët do të votojnë nga ora 07:00 deri në 20:00, kurse të drejtën për të votouar në Mal të Zi e kanë 540.026 qytetarë. Sipas Komisionit Qëndror Zgjedhor (KQZ), në Mal të Zi ka 1.217 qendra votimi.

Këto janë zgjedhjet e 11-ta që nga hyrja e sistemit shumëpartiak në Mal të Zi, kurse të pestat që nga rivendosja e pavarsisë.

Në këto zgjedhje parlamentare marin pjesë 11 lista zgjedhore, prej të cilave gjashtë koalicione dhe pesë parti politike.

5.8% e votuesve votuan deri në orën 8 të mëngjesit, njoftoi Qendra për Tranzicionin Demokratik.

Zgjedhjet do të monitorohen nga 2.098 vëzhgues, prej të cilëve 265 të huaj.



Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!