Ujkaj transferohet në Francë

Vajza nga Malësia, Suzana Ujkaj, pas katër viteve i thotë lamtumirë Istogut dhe Kosovës.

Largimi i saj pritej prej muajsh ashtu edhe ndodhi, kësisoj hendbollistja e kombëtares së Kosovës, do të vazhdojë karrierën në Francë.

  

Pivotmenja e Istogut Suzana Ujkic pas 4 viteve te kaluara në Istog më mirëkuptim më klubin i kanë ndarë rrugët.Suzana Ujkic është transferua ne hendbollin Francez ku për të kjo do të jetë një eksperiencë e re.

Istog para katër viteve i kishte besuar pozitën e pivotmenes hendbollistës shqipetare nga malesija e lindur dhe e rritur në Tuz të Malit të Zi, ndonëse kishte vite që kishte braktisur hendbollin qysh ne moshën fëmijërore. Dhe për një kohë të shkurtërë me skuadrën e Istogut arriti t’i fitoj të gjithë titujt e mundshëm si: titullin dhe kupën e Kosovës dhe duke arritur suksese të jashtëzakonshëm ne kupat evropiane.

Po ashtu edhe në aspektin personal shpejt arriti të jetë pivotmenja më e mirë në vend duke u bërë pjesë e kombëtarës se Kosovës ku u paraqit në kualifikime për kampionat evropian e botëror. KHF Istogu, bashkëlojtarët, trajneri dhe udhëheqësia e klubit hendbollistës Suzana Ujkic i janë mirënjohës për kontributin e dhenë në klubin e hendbollit Istogu duke e falënderuar dhe uruar shumë fat dhe suksese ne vazhdim te karrierës, shkruan në faqen e Istogut.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!