Kuvendi miratuan plotësimet e ligjit për mbrojtjen sociale të fëmijëve

Kuvendi i Malit të Zi në mbledhjen e sotme ka miratuar plotësimet e ligjit për mbrojtjen sociale të fëmijëve, i cili parasheh që shtesën ta marrin fëmijët prindërit e të cilëve janë të papunë dhe që nuk marrin kurrfarë kompensimesh sociale.

Për plotësimet e këtij ligji kanë votuar 44 deputet, 6 ishin kundër kurse 24 të përmbajtur.

Kryetari i Parlamentit, Darko Pajoviq, tha se Ministria e Financave nuk ka një raport mbi vlerësimin e ndikimit fiskal të amendamenteve të propozuara në buxhetin për vitin e ardhshëm, ndërsa nga Enti i Punësimit nuk kanë marrë përgjigje për numrin e fëmijëve si shfrytëtues potencial.

Deputeti Zoran Milaniq, i cili është propozues i këtyre ndryshimeve ligjore ka pohuar se me plotësimet e iniciuara kërkohet që pjesa më e rrezikuar e banorëve të Malit të Zi, fëmijët dhe nxënësit të marrin atë që u takon. Në vazhdim të mbledhjes së sotme, ish ministri i financave Radoje Zhugiq, është zgjedhur për guvernator të Bankës qendrore të Malit të Zi. Të rikujtojmë se atë në këtë funksion e ka propozuar presidenti, Filip Vujanoviq.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!