”SHQIPTARËT TË VENDOSUR” bashkë edhe në zgjedhjet në Guci

Unioni Demokratik i Shqiptarëve (UDSH) dhe Aleanca Shqiptare (ASH) më 19.09.2016 nënshkruan marrëveshjen për formimin e Koalicionit parazgjedhor për Zgjedhjet lokale në komunën e Gucisë, që do të mbahen paralelisht me zgjedhjet parlamentare më 16.10.2016, njoftohet nga UDSH-Dega e Gucisë.

Nga UDSH thuhet që, me formimin e këtij koalicioni synohet shmangeja e fragmentimit të trupit votues dhe që vota shqiptare të jetë më e faktorizuar dhe të ketë më shumë peshë dhe ndikim.

Duke u bazuar në zgjedhjet e kaluara lokale në Guci ku me daljen e partive shqiptare me lista të veçanta u shkaktua djegje e konsiderueshme e votës shqiptare dhe rrjedhimisht edhe humbje e vendeve potenciale për këshillëtar, UDSH u bë inicuese për Formimin e nje koalicioni të vetëm shqiptar dhe të dilet me një listë të përbashkët zgjedhore. Ftesës për koalicion i’u përgjigj pozitivisht Aleanca Shqiptare.

Ju rikujtojmë që Aleanca Shqiptare dhe Alternativa Shqiptare me 08.08.2016 nënshkruan partneritet dhe u dakorduan për dalje të përbashkët në zgjedhjet parlamentare dhe në zgjedhjet lokale në Komunën e Gucisë.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!