Miratohet ligji për Planifikim Hapësinor: Vetëm Nimanbegu votoi kundër

Me votat e 41 deputetëve, Kuvendii i Malit të Zi miratoi në parim Ligjin për Planifikimin Hapësinor dhe Ndërtimin e Objekteve. Kundër këti ligji votoi vetëm deputeti i ”Shqiptarve të Vendosur”, Genci Nimanbegu.

Për ligjin e ri votuan deputetët e PDS-së, SD-së, Partisë Liberale, Partisë Boshnjake dhe deputeti i Iniciativës Qytetare Kroate.

Nimanbegu në fjalimin e tij mes tjerash, tha se ky ligj u heqë të drejtat vetëqeverisjeve lokale – Komunave, dhe për ne, ligji është i papranueshëm në tërësin e tij. Ai theksoi se kjo është një centralizim i planifikimit hapësinor.

Në Këshillin e Kuvendit për Turizëm dhe Planifikim Hapësinor, Koalicioni ”Shqiptarët e Vendosur” kishin paraqitur 16 amendamente, kryesisht lidhur me kompetencat e vetëqeverisjeve lokale. Sipas raportit të Parlamentit, asnjë nga amendamentet e paraqitura nga Genci Nimanbegu, nuk janë pranuar./Malësia.ME/

Protiv zakona samo Genci Nimanbegu

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!