Podgorica nuk i huazon makinerin Tuzit – SHPK “Komunale” e detyruar të kërkojë makineri nga qytetet tjera

SHPK “Komunale” – Tuz ka kërkuar nga ndërmarrja ”Çistoqa” e Podgoricës që t’ua huazojë makineritë për mirëmbajtjen e higjienës në territorin e komunës së Tuzit deri në momentin e caktimit të kufirit dhe ndarjes së pasurisë midis Tuzit dhe Podgoricës, por nuk kanë fituar përgjigje nga kryetari i Podgoricës, Ivan Vukoviq dhe as nga Çistoqa.

SHPK ”Komunale” nga Deponia kanë kërkuar kontratën për hedhjen e mbeturinave në deponinë ”Livade” por nuk kanë fituar përgjigje as nga kjo ndërmarrje.

Nikollë Camaj, drejtori i SHPK ”Komunale”, tha se ata do të gjinden për makineri nga ndërmarrjet e qyteteve tjera, por kanë pritur që ”Çistoqa” tu dalë në ndihmë.

Unë tashmë jam në negociata me disa komuna. U kërkova drejtorëve të ndërmarrjeve nga qytetet tjera të na vijnë në ndihmë. Shpresoj se do të ketë njerëz me vullnet të mirë që duan të ndihmojnë komunën e re në problemet e saj fillestare. Ka njerëz në Mal të Zi që duan të ndihmojnë kur dikush ka nevojë për ndihmë. Unë llogarisë në ata njerëz. Më vjen keq që nuk gjeta njerëz të tillë në Podgoricë, edhe pse ata kanë një detyrim ligjor dhe moral, tha Camaj.

Camaj thotë se Podogrica nuk ka qëndrim ndaj Tuzit siç kishin paralajmëruar.

“Ata thjesht nuk mund të pajtohen me humbjen e burimit të tyre kryesor. Ata duan ta trajtojnë Tuzin sikur të ishte lagje e Podgoricës. Atyre nuk mund tu hyjë në kokë se Tuzi është komunë e pavarur, por duhet ta dinë këtë ”, thotë Camaj.

Ai thotë se nëse paraqitet ndonjë problem mbi shkarkimin e mbeturinave në deponinë ”Livade”, nuk do të lejojnë që as të tjerët të bëjnë këtë gjë.

“Nga Deponia kemi kërkur të vendosim bashkëpunim si dy ndërmarrje dhe të kenë të ardhura nga Tuzi. Nëse refuzojnë, ata duhet të dinë që Deponia është në territorin e Tuzit dhe se ka mekanizma që edhe ne ta përdorim atë. Pra, ose do ta përdorim edhe ne ose nuk do ta përdorin as ata ”, tha Camaj./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!