Sondazh: Me 48% të votave, Joe Biden fiton debatin e parë presidencial në Amerikë

Sot u zhvillua debati i parë presidencial në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mes Donald Trump dhe Joe Biden ku sipas sondazheve të zhvilluara nga CBS News, fitues i debatit u shpall Biden.

48% thonë se Biden fitoi, ndërsa 41% mendojnë se Trump ishte fituesi dhe dhjetë përqind e quajtën debat të barabartë sipas sondazhit të CBS-së.

Një debat kaotik ku të dyja palët përpiqeshin të ngrinin zërin dhe ku moderatori ndërhynte për të ruajtur qetësinë. Kështu mund të përshkruhet debati I parë presidencial mes presidentit Donald Trump dhe kandidatit demokrat Joe Biden, ku të dy garuesit për Shtëpinë e Bardhë nuk kursyen as ofendimet dhe akuzat personale  kundrejt njëri tjetrit.

Biden e quaji Trump një kloun, racist, presidenti më i keq që SHBA ka pasur ndërsa kandidati republikan u shpreh se Joe nuk ka asgjë të zgjuar.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!