Pas votimin të mos-besimit të Qeverisë aktuale, ka ardhur deri te azhornimi i çështjes,a janë krijuar kushtet për shpërndarjen e Kuvendit të Malit të Zi dhe shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare dhe a kemi shkeljen e Kushtetutes nga ana e Presidentit meqë nuk ka propozuar mandatin e tretë.
Për tu përgjigjur këtyre pyetjeve Kushtetuta e MZ duhet të lexohet dhe të interpertohet në kontekstin e tërësisë së normave të Kushtetutës me theks të veçantë në realizimin e frymës dhe qëllimit të Kushtetutës në këtë drejtim.
Prandaj duhet shikuar mundësitë kushtetuese të cilat janë përcaktura me Kushtetutë për shpërndarjen e Kuvendit para përfundimit të mandatit, apo shkurtimin e mandatit të Kuvendit, si dy mundësitë e vetme për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.
Dispozita e nenit 3. par.3 të Kushtetutës së Malit të Zi, përcakton qartazi dhe shprehimisht se askush nuk mund të krijojë ose njohë një qeveri që nuk buron nga vullneti i shprehur lirisht i qytetarëve në zgjedhje demokratike, në përputhje me ligjin. Por kjo edhe nuk nënkupton që votimi i mosbesimit ndaj qeverisë automatikisht çon në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Neni 92 i Kushtetutës, në paragrafin 1. nuk përmban asnjë kufizim, kualifikim apo modifikim tjetër lidhur me shperdarjen e kuvendit sepse qartazi përkufizon që Kuvendi shpërndahet nëse nuk e zgjedh Qeverinë brenda 90 ditëve nga dita kur Presidenti i Malit të Zi e propozon mandatin për herë të parë dhe në paragrafin 2 parashikon që edhe Qeveria mund ta shpërndajë Kuvendin nëse Kuvendi për një kohë të gjatë nuk i kryen kompetencat e përcaktuara me Kushtetutë.
Në këtë kontekst duhet theksuar që në të dyja rastet e përmendura, Kuvendi shpërndahet me dekret të Presidentit të Malit të Zi në përputhje me paragrafin 3 të atij neni.
Për të kuptuar afatin kohor prej 90 ditëve nga dita kur Kuvendi i Malit të Zi është konstituar pas zgjedhjeve të fundit të rregullta parlamentare të 30 gushtit 2020, mbase parimiveve kushteutese një periudhë prej 30 ditësh llogaritet nga dita kur i është votuar mosbesimi Qeverisë aktuale-teknike.
Aq më tepër që Kushtetuta në këtë pjesë u interpretua në të njëjtën mënyrë dhe pas votimit të mosbesimit të Qeverisë së mëparshme, pra një interpretim tjetër, dhe se në një periudhë më pak se një vit, do të çonte në pasiguri juridike andaj të tjera kufizime nuk vijnë në shprehje.
Po ashtu, Qeveria teknike aktuale nuk mund të shpërdajë Kuvendin mbase neni 110 paragrafi 2 i Kushtetutës përcakton se Qeveria të cilës i ka përfunduar mandati vazhdon punën deri në zgjedhjen e Qeverisë së re, por që një Qeveri e tillë në të ashtuquajturin “mandat teknik” nuk mund ta shpërndajë Kuvendin.
Nga kjo del, se rendi kushtetues i Malit të Zi është i ndërtuar mbi bazë të parimit të lirisë së veprimit kushtetues të Presidentit, mirëpo të kufizuara me parimet kushtetuese ngaqë dispozitat kushtetuese të lartpërmendura, Presidentit nuk ia japin mudesinë kushtetuese të shpërndajë Kuvendin nëse Qeveria zgjidhet brenda 90 ditëve nga dita kur për herë të parë është propozuar mandati për përbërjen e saj, i cili në rastin konkret është përmbushur. Përveç kësaj, rezulton që as Qeveria aktuale nuk e ka atë mundësi në
të ashtuquajturin “mandat teknik”, që sipas këtyre parimeve kushtetuese nuk ka mundësi të shpallen zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare (neni 110 paragrafi 2 i Kushtetutës).
Kur bëhet fjalë për shkurtimin e mandatit të Kuvendit, sipas dispozitës së nenit 84. par.2. Kushtetuta parashikon se mandati i Kuvendit mund të përfundojë para kohës për të cilën është zgjedhur dhe me shkurtimin e mandatit.
Sa i përket shkurtimit të madatit të Kuvendit Kushtetuta parashikon se kjo mund të bëhet me propozimin e Presidentit të Shtetit, Kryeministrit dhe të paktën 25 deputetëve, por vetëm në bazë të vendimit të vetë Kuvendit. Pra edhe në këtë rast veprimi i Presidentit është me karakter propozues po jo edhe vendimarrës.
Duke marrë parasysh mënyrën e formulimit ketyre parimeve kushtetetues rezulton se mbi këto baza nuk ekziston mundësia e shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare nëse Kuvendi nuk sjell nje vendim të tillë.
Kjo pasqyron qëllimin kushtetues se nuk ka bazë kushtetuese për shpërndarjen e Kuvendit nga Presidenti mbase dhe as Kuvendi, të paktën deri më tani, nuk e ka shkurtuar mandatin me vendim të tij, andaj nuk ka asnjë bazë kushtetuese as për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.
Për sa i përket çështjes nëse Presidenti i Malit të Zi, ka shkelur Kushtetutën, duke refuzuar të pranojë propozimin për mandatin e tretë, përgjigjen duhet jape Gjykata Kushtetues e Malit të Zi e cila ëeshtë e pezullaur nga pamundësia e vendimmarrjes, duke pasur parasysh numrin e pamjaftueshëm të gjyqtarëve për të marrë vendime në atë drejtim.
Në të njëjtën kohë, vendimi për ekzistimin ose mosekzistimin e shkeljes së Kushtetutës merret nga Gjykata Kushtetuese me propozimin e të paktën 25 deputetëve të Kuvendit. Poashtu duhet ditur faktin se shumica e të gjithë anëtarëve të Kuvendit është e nevojshme për fillimin e kësaj procedure, dhe një vendim i mundshëm për shkelje të konstatuar të Kushtetutës mund të çojë ose jo në shkarkimin e presidentit nga ajo pozitë, gjë që varet edhe nga vendimi i Kuvendit, i cili edhe këtë çështje e voton me shumicën e të gjithë deputetëve, të gjithë të parët në kuptim të nenit 98 të Kushtetutës.
Nga shqyrtimet duhet të konkludohet pa shumicë parlamentare nuk ka zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, dhe pa një vendim të prerë të Gjykatës kushtetuese nuk ka shkelje të kushtetutes nga Presidenti.
Dr Angjell Gojçaj